Tragjedi në Kili, azili i të moshuarve përfshihet nga flakët, humbin jetën 16 persona

12/09/2026 19:15

16 persona kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu në një azil për të moshuar në Kili.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën e Pitrufquén, në rajonin e Araucanías, në jug të kryeqytetit Santiago.

Lajmi për viktimat u konfirmua nga autoritetet lokale. Komuna e Pitrufquén shprehu ngushëllimet për familjarët e të moshuarve që humbën jetën në zjarr.

Zjarri shpërtheu të premten në mbrëmje, ndërsa shkaqet ende nuk janë bërë të ditura. Ekipet e zjarrfikësve ndërhynë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll.

Sipas autoriteteve, flakët u vunë nën kontroll në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Top Channel