Video/ Antony Blinken vesh të birin si Zelensky për ‘Halloween’ (fotot)

31/10/2023 17:12

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken është vënë nën kritika pasi duket se kishte veshur djalin e tij të vogël në një stil të ngjashëm me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke i dhënë dhe një flamur ukrainas për një pritje mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë.

Imazhe të eventit të pritur nga presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden tregonin Blinken pranë fëmijëve të tij teksa i biri mban një xhaketë në jeshile të errët në stilin e Zelensky, ndërsa e bija mban një flamur të verdhë e blu.

Vetë Blinken nuk kishte bërë veshje të veçantë por shakaja e Halloween me luftën nuk u prit mirë në rrjetet sociale.


“Surrealizmi është bërë realitet tashmë”, shkruante një përdorues.

“Sekretari i shtetit Blinken, vesh të birin si Zelensky për Halloween, dhe shkon takon Joe Biden”.

Një tjetër shkruante “Shfaqje kllounësh për Luftën III Botërore; Antony Blinken vesh të birin me kostum Zelensky dhe të bijën me flamur ukrainas në Shtëpinë e Bardhë”./WashingtonExaminer/

FOTO GALERI
2/3
"Surrealizmi është bërë realitet tashmë”, shkruante një përdorues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA