Të paktën tre njerëz kanë vdekur dhe dëme të gjera janë shkaktuar nga një stuhi e papritur reshjesh në zonat qendrore e veriore të Vietnam që përmbyti shtëpi e shkatërroi rrugë.
Autoritetet e emergjencës thanë se disa komunitete në provincën qendrore Ha Tinh janë izoluar nga uji ndërsa policia dhe ushtria janë mobilizuar për shpëtimin e njerëzve nga zonat më të vështira
Një grua dhe biri i saj u gjetën tragjikisht të vdekur në provincë, të marrë nga rrymat e ujërave të përmbytjes.
Ndërsa shpresat janë të pakta për një grua të zhdukur 29-vjeçare në Ha Tinh, ku stuhia e përmbytjet kanë goditur më rëndë.
Shumë shtëpi, të mbjella ashtu si dhe rrugë e hekurudha janë dëmtuar nga ujërat shkatërrimtarë.
Në provincën veriore Cao Bang në kufi me Kinën një burra u vra nga pemët e rrëzuara prej stuhisë, sipas raportimeve.
Megjithse Vietnami është në sezonin e motit me reshje ashpërsia e stuhive ka ardhur duke u shtuar me kalimin e muajve.
Katastrofat natyrore si përmbytje aspo rrëshkitje dheu kanë marrë jetën e më shumë se 100 personave prej fillimit të vitit, thonë autoritetet, pa llogaritur dëmet në ushqime të mbjella, në shtëpi e infrastrukturë, shkruan rrjeti AFP.
Top Channel