IDF konfirmon sulmin në kampin e refugjatëve, zëdhënësi nuk ndal thirrjet për largimin e palestinezëve nga Gaza

31/10/2023 21:18

Zëdhënësi i IDF-së Daniel Hagari ka konfirmuar se avionët luftarakë izraelitë kryen sulmin në kampin e refugjatëve Jabalia në Gaza, për të cilin ai shtoi se vrau komandantin e lartë të Hamasit Ibrahim Biari dhe shkaktoi shembjen e infrastrukturës nëntokësore të Hamasit.

“Sulmi vrau disa anëtarë të tjerë të Hamasit. Shënjestrimi i ndërtesës çoi në shembjen e ndërtesave të tjera”, deklaroi ai.

Hagari u shpreh se militantët e Hamasit vazhdojnë të përdorin popullatën civile si mburoja. Sipas tij këtë e bëjnë qëllimisht dhe në një mënyrë shumë mizore dhe brutale.

Ndër të tjera zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit përsëriti thirrjen e IDF-së që njerëzit në veri të Rripit të Gazës të shkojnë në jug. Deri më tani Izraeli e ka shpallur Gazën veriore zonë evakuimi, që pas nisjes së bombardimeve më 7 tetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA