Qatip Osmani do të jetë trajneri i ri i Vllaznisë pas ndërprerjes së marrëdhënies me Migen Memellin.

Humbja e fundit me Kukësin i ka kushtuar postin trajneri pogradecar të Vllaznisë i cili e udhëhoqi skuadrën në 12 ndeshje ku regjistroi 4 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje.

Pas një bisede miqësore me presidentin Alban Xhaferri është vendosur që të ndërpritet marrëveshja aktuale dhe Shkodranët me sa duket kanë nxituar menjëherë të gjejnë një zëvendësues duke zgjedhur shqiptarin e Maqedonisë së Veriut Qatip Osmanin, i cili në sezonin e kaluar drejtoi Shkëndijen e Tetovës.

Osmani kryesisht ka drejtuar skuadra në Maqedoninë e Veriut, duke lëvizur në disa raste nga Shkëndija, tek Renova apo Shkupi.

Top Channel