Tonali jashtë fushës së blertë për një kohë të gjatë, Newcastle ka gati dy opsione për ta zëvendësuar

27/10/2023 20:41

Në merkaton e janarit, Newcastle do të detyrohet të gjejë zëvendësuesin e Sandro Tonalit.

Mesfushori italian do të mungojë për një periudhë të gjatë dhe tashmë “magpies” janë të detyruar që të përqendrohen për të gjetur një zëvendësues të denjë dhe dy emrat që kryesojnë listën janë Ruben Neves që ndodhet te Al-Hilal dhe Kalvin Phillips të Manchester City.

Mundësia e parë duket më e realizueshme, duke qenë se klubi saudit është në pronësi të Fondit të Investimeve Publike Saudite njësoj si edhe Newcastle.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA