Para të fshehura brenda dritës së makinës, sekuestrohen 55 mijë euro me valuta të ndryshme, mes tyre edhe lekë Rrapet mbi gjysëmshekullor në Durrës po kthehen në rrezik për qytetarët dhe automjetet.
Mbrëmjen e kaluar një prej rrapeve buzë rrugës së ish-rajonit të policisë në lagjen 5 të qytetit u këput dhe ra mbi një makinë të parkuar në anë të rrugës, duke shkaktuar dëme materiale, po dhe mungesë të energjisë në zonë derisa u ndërhy nga brigada e punimeve për heqjen e pemëve dhe sistemimin e kabllove elektrikë dhe telefonikë. Nga rënia e pemës është dëmtuar edhe një pusetë që ndodhej ngjitur me rrapin, që këtë paradite është prerë dhe larguar, ndërsa po punohet për sistemimin e pusetës dhe pjesës përreth.
Dëmtime të shumta ka përgjatë të gjithë trotuarit, pasi dhe rrapet e tjerë përbëjnë rrezik, sipas banorëve. Një tjetër pemë shumëvjeçare, një plep, u rrëzua në zonën e plazhit nga era e fortë dhe moti i keq i ditëve të fundit. Këputja e plepit në plazh, në sektorin Iliria shkaktoi bllokim të përkohshëm të njërës korsi të rrugës.
Pemët e vjetra dekorative përgjatë rrugëve të Durrësit dhe plazhit kanë nevojë të vazhdueshme për mirëmbajtje, krasitje, dhe mbikqyrje nga ndërmarrjet e shërbimeve komunale në mënyrë që të shmanget në kohë këputja dhe pasojat nga rrëzimi i tyre.
Top Channel