Elvis Pupa erdhi ndryshe mbrëmjen e sotme të “Dancing With The Stars”, me një paso doble që “rrëmbeu” zemrat e jurisë.
Olta Gixhari mbeti shumë e kënaqur nga performanca, aq sa e konsideroi më të mirën të bërë nga ai deri më tani.
“Më surprizove! Kjo ishte performanca jote më e mirë”, u shpreh anëtarja jurisë.
Ndërkohë edhe anëtarët e tjerë të jurisë patën opinione pozitive për kërcimin, që u vlerësua me pikët më të larta të dhëna dyshes Elvis-Jora.
“E shijova në maksimum këtë kërcim. Muzika dhe kërcimi rrodhën shumë mirë. Ishte harmonia e trupave, e mrekullueshme”, u shpreh Valbona Selimllari.
Elvisi dhe Jora u vlerësuan me 30 pikë, ndërsa për pubikun, vota e të cilëve ka peshë, votimi mund të bëhet në kodin VIP12.
Top Channel