Para të fshehura brenda dritës së makinës, sekuestrohen 55 mijë euro me valuta të ndryshme, mes tyre edhe lekë Një fabrikë mobilerie ka marrë flakë pak minuta më parë në fshatin Fermë – Çlirim në Fier.
Zjarri ka rënë fillimisht në magazinat e fabrikës dhe më pas është përhapur me shpejtësi në ambientet e tjera. 4 mjete zjarrfikëse të Fierit e Patosit janë duke punuar për neutralizimin e flakëve, por e kanë shumë të vështirë pasi në magazina ndodhen materiale lehtësisht të djegshme.
Ndërkohë rreth 50 punëtorë të kësaj fabrike janë duke u përpjekur të nxjerrin prej ambienteve të papërfshira nga flakët bazën materiale. Në vendngjarje ndodhet dhe policia ndërsa re të zeza tymi kanë mbuluar të gjithë zonën.
“Rreth orës 13:50, në fshatin Fermë Çlirim, në fabrikën e sfungjerit në pronësi të shtetasit H. B., ka rënë zjarr. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”- thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel