Izraeli kërkoi negociata të drejtpërdrejta me Libanin, kryeministri libanez do të udhëtojë drejt Uashingtonit në ditët në vijim Konflikti mes Izraelit dhe Hamasit rrezikon ta përkeqësojë akoma edhe më shumë stabilitetin e brishtë financiar të vendeve në kufi me shtetin hebre.
Egjipti, Jordania e Libani, të gjendur tashmë përballë krizash ekonomike, përballen me probleme shtesë. Kjo gjë e ka nxitur Fondin Monetar Ndërkombëtar që t’i paralajmërojë ato në raportin e shtatorit se mund ta humbin “stabilitetin socio-politik”.
Paralajmërimi erdhi pak pasi Hamasi sulmoi Izraelin duke e nxitur një luftë që lehtësisht mund të shkaktojë kaosin me të cilin më pas duhet të merren presidenti amerikan, Joe Biden dhe Bashkimi Europian. Për administratën e Bidenit, e cila është e përkushtuar për parandalim të zgjerimit të luftës Izrael-Hamas, konflikti mund t’i shumëfishojë problemet dhe mund të shkaktojë kolaps qeveritar në disa vende.
Nëse konflikti përshkallëzohet, ai mund ta përfshijë rajonin, i cili është jetik për furnizime globale me naftë. “Sa më pak të qëndrueshme të jenë gjërat në aspektin ekonomik, aq më e lehtë është për aktorët e këqij në rajon që t’i lëvizin gjërat”, shprehet Christopher Swift, avokat ndërkombëtar dhe ish-zyrtar i Departamentit amerikan të Thesarit. Politika, ekonomia dhe siguria janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën”, shton ai.
Shefi i Bankës Botërore, Ajay Banga parlajmëroi së fundi se vendos zhvillimin ekonomik në “një rrugë të rrezikshme”. Që situata është tejet serioze, këtë e pohoi dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, i cili u takua me zyrtarë të FMN-së të cilëve u tha se duhet bërë më shumë për të mbështetura Qeverinë e Egjiptit, e cila, sipas tij, është nën preson të madh për shkak të mundësisë së rritjes së numrit të refugjatëve nga Gaza, si dhe nga Sudani, pasi banorët atje janë duke i ikur luftës civile.
Top Channel