Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për 16-vjeçarin që goditi me karrige mësuesen në gjimnazin “Hydajet Lezha”.

I mituri u njoh këtë të premte me masën e sigurisë, në një seancë me dyer të mbyllura. Ndaj tij janë ngritur dy akuza, “goditje për shkak të detyrës” dhe ‘plagosje e rëndë me dashje”.

Kujtojmë se incidenti ndodhi në ambientet e brendshme të klasës gjatë orës së mësimit. Pre e sulmit nga nxënesi i saj ra Majlinda Palushi e cila prej vitesh jep lëndën e matematikës në këtë gjimnaz.

Sipas nxënësve ka pasur një debat mes 16-vjeçarit dhe mësueses së matematikës, ku sipas tyre, në debat e sipër i ka përmendur të atin i cili ka ndërruar jetë disa vite më parë.

Kjo e ka acaruar adoleshentin duke ndërmarrë veprimin ekstrem duke e goditur me karrige. Kanë qenë shokët e klasës të cilët menjëherë kanë ndërhyrë dhe kanë njoftuar mësuesen kujdestare.

Mësimi u bojkotua për 45 minuta nga të gjithë mësuesit në shenjë proteste për kolegen e tyre, dhe më pas të gjithë nxënësit janë marrë nga shkolla nga vete prindërit për shkak të ngjarjes së ndodhur.

Top Channel