Si u abuzua 26-vjeçarja në hotel? Gentian Mullaj: Vajza është në mbrojtje nga policia, vazhdon hetimi për ngjarjen

26/10/2023 21:54

26-vjeçarja që u përdhunua në Vlorë është marrë në mbrojtje nga policia, tha zëdhënësi i policisë Gentian Mullaj, në një lidhje direkte këtë mbrëmje me “Top Story”.

Ai shpjegoi kronologjinë e ngjarjes së rëndë, se si vajza u gjet e abuzuar dhe pa ndjenja në hollin e një hoteli.

“Policia ka marrë njoftim në orët e para të mëngjesit. Është ngritur menjëherë një grup hetimor. Rreth orës 21:00 të asaj mbrëmjeje dy persona janë arrestuar dhe një i tretë është shpallur në kërkim.

Të nesërmen, policia ka dhënë një njoftim të shkurtër për mediat.

Hetimet kanë vijuar më tej dhe mbrëmjen e datën 23 është identifikuar edhe personi i katërt, që ka qenë me ta dhe nxitur shtetasen të konsumojë drogën”.

Ndërkohë, gazetarja Dorjana Bezat u shpreh se në spitalin ku vajza u shtrua më pas, kanë ardhur të afërm të autorëve që e kanë detyruar të ndryshojë dëshminë.

Gentian Mullaj u përgjigj se nuk është në dijeni të këtij fakti, por “di që policia e Vlorës ka kryer të gjitha procedurat konform ligjit dhe vijon punën për gjetjen e dy personave në kërkim”.

Ndërsa moderatorja dhe autorja e “Top Story”, Grida Duma, ngriti pikëpyetjen se si munden pesë persona të hyjnë në një dhomë hoteli, pa kryer më parë asnjë procedurë, si për shembull mjetet e identifikimit.

Ta siguroj që këto që thatë nuk janë jashtë dosjes hetimore. Duke marrë shkas nga ky rast dhe të tjera, po kryhen hetimet. Nuk dua të zbuloj detaje, por do të shikohet në ditët në vijim.

Me sa kam informacion, me vajzën po merret qendra Vatra, janë ofruar edhe organizata të tjerë. gjithçka është në koordinim me Policinë e Vlorës”, tha Mullaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA