Megaoperacioni “Tempulli”/ Arrestohet një 41-vjeçar për shpërndarje droge në Krujë
26/10/2023 13:51
Një 41-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkotike në lagje të ndryshme të Krujës.
Arrestimi i tij është bërë i mundur në kudër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli”, ku gjatë kontrollit fizik 41-vjeçarit Fisnik Dedej, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në disa doza, të gatshme për shitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Top Channel