Ambasadori palestinez u kërkon ndihmë liderëve botërorë: Ndihmoni të ndalojnë bombat

26/10/2023 19:58

Ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour, gjatë takimit urgjent të OKB-së në Nju Jork, i bëri thirrje liderëve botërorë të ndihmojnë në ndalimin e bombardimeve në Gaza në mënyrë që të shpëtojnë jetën e civilëve nga sulmet ajrore izraelite.

“Çfarë zgjedhjeje bëni si prind kur ka vetëm zgjedhje të pamundura. Kur vdekja është kudo, shkatërrimi është kudo. Asgjë nuk mund të justifikojë vrasjen e një fëmije të vetëm palestinez. Asgjë, asgjë fare“, u thotë ai diplomatëve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, teksa përmendi që të paktën 3000 fëmijë kanë humbur jetën që nga nisja e sulmeve më 7 tetor.

Ambasador deklaroi se Izraeli ka shkatërruar mbi 40% të shtëpive në Gaza, gjë që OKB-ja njoftoi në fillim të kësaj jave dhe bëri një bilanz pët viktimat e të zhvendosurit, duke akuzuar Izraelin se po përpiqet të “transportojë me forcë” njerëzit nga Gaza.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA