Grida Duma ka folur për përballjen e saj me kryeministrin Edi Rama në “Top Story”.
E ftuar në “Wake Up”, ajo shprehet se ka qenë një ballafaqim ndryshe nga ajo se çfarë mund të kishin në parlament dhe se ka qenë mjaft profesionale. Sipas Gridës, kryeministri Rama ka pasur një kujdes në gjërat që i thoshte brenda vërtetësisë në intervistë dhe nuk ka qenë agresiv, siç mund të ketë ndodhur në disa studio të tjera televizive.
Neada Muça: Keni marrë figura shumë të rëndësishme për historinë dhe fatet e popullit shqiptar si Edi Ramën dhe ish-liderin historik të PD-së Sali Berisha, sa e vështirë ka qenë për ju që t’i sillni kaq thjesht para publikut?
Grida Duma: Fare, këto janë figurat që i kam më thjesht në fakt. Gjithë çështja është që ata që ndjekin Ramën, ndjekësit e tij vigjilent dhe të apasionuar dhe ata që ndjekin Berishën, ndjekësit e tij vigjilent dhe të apasionuar nuk duhet të ndjejnë asnjë lloj anësie tek unë. Unë e kam thënë dhe vazhdoj ta them ideologjikisht unë jam e djathtë. Nuk dua të bëj politikë këtu, por mendoj që kjo qeverisje vetëm e majtë që nuk është, është shumë e djathtë sepse në parim ka konçensionuar çdo gjë, pra duhet të ishte një qeverisje e djathtë që të jepte me koncesion shërbime, në fakt e ka bërë një qeverisje e majtë.
Nga pikëpamja e politikës nuk është e vështirë, por nga pikëpamja e qëndrimeve me individët në një farë mënyrë është e vështirë. Ardhja e Ramës me mua në “Top Story”, përballë sigurisht nuk duhet të ishte e njëjta pamje me mua në parlament, dhe Rama kryeministër, përfaqësuesi i maxhorancës, pra do të ishte krejtësisht e ndryshme. Regjistri duhet të ishte duke treguar që tashme jemi duke bërë profesionalisht këtë gjë, pra jemi duke bërë një emision politik, profesionalisht. Ne mund të mos kuptohemi apo mosdakordësohemi, nuk ka nevojë të bërtasim, por duhet të ruajmë respektin për atë që secili mund ta thotë ndryshe në një moment të caktuar. Rama ka pasur një kujdes të tij që gjërat t’i thotë brenda vërtetësisë absolute në intervistë, por dhe pa agresivitetin që shpesh herë ai e ka bërë në studiot televizive. Ka qenë i kujdesshëm që të ruajë shumë këto ekuilibrat, duke e kuptuar secili aty që janë regjistra të tjerë këto.
Top Channel