Një dado 28-vjeçare në Kaliforni, SHBA, po përballet me akuzat për abuzim me një foshnjë 8-muajshe, e cila dyshohet se i ka dërguar fotot e vajzës së abuzuar, një burri përmes rrjeteve sociale.
Michelle Hidalgo u akuzua fillimisht më 26 shtator me shtatë akuza, duke përfshirë prodhimin dhe shpërndarjen e pornografisë së fëmijëve.
Ajo thuhet se pranoi aktet e saj të sëmura, duke i thënë hetuesit se ishte një gabim që e bëri vetëm një herë.
Në dosjen e hetimit, thuhet se 28-vjeçarja gjatë bisedave online që ka pasur me burrin e panjohur, i ka thënë se do abuzonte seksualisht me foshnjën 8-muajshe, duke bërë seks oral.
Sipas mediave lokale, ajo çfarë përmbante në telefonin e saj, ishin akte shumë të rënda të kryera nga 28-vjeçarja.
28-vjeçari u arrestua nga policia pas një ankese në platformën e rrjeteve sociale më 21 shtator për trafikim të materialeve pornografike me një fëmijë të mitur.
Prindërit e foshnjës, nga ana e tyre, thanë se e punësuan 28-vjeçaren përmes Care.com dhe nuk e kishin njohur më parë.
Sipas ligjit të Kalifornisë, dadoja 28-vjeçare përballet me 60 vjet burg nëse dënohet dhe lirimi me kusht duke paguar 2.7 milionë dollarë.
Top Channel