Nutricistes Diola Dosti dhe moderatores Eriola Doçi, iu ndodhi një incident aspak i këndshëm.
Të dyja u përballën me fobinë e tyre, pasi gjatë interevistës në rubrikën “Mos i bjer me Top” të “E diell”, një “kurth” i Ronaldo Sharkës trembi të dyja vajzat.
Të përfshirë në bisedë, “gjarpri” ra tek këmbët e Diolës, e cila bërtiti dhe u ngrit në këmbë. Por pre e rrengut ra edhe Eriola, e cila mesa duket u tremb edhe më shumë.
Eriola: E dreq o punë.
Ronaldo: Më fal, ideja ishte të trembnim Diolën jo ty.
Eriola: Jo, është hera e dytë.
Diola: Unë i kam fobi… po pse pikërisht gjarpër.
Eriola: Hiqe atë nga aty se un për Zotin nuk vij, më ka dalë edhe në ëndërr herën e fundit.
Diola: Ta mbash mend, shpresoj të mos kem bërë ndonjë skenë.
Ronaldo: Mund të pyesësh produksionin që objektiva nuk ishe ti.
Diola: U tremba, sepse i kam fobi gjarpërinjtë, ta paça borxh domethënë.
Ronaldo: Hajde duro këtë pas emisionit.
Diola: Shyqyr që jam rob pozitiv dhe i marr gjërat me sportivitet.
Ronaldo: Se ka marrë veten akoma.
Eriola: Po nuk t’i kam bërë flokët si fustani im…
Ndërkohë Diola tregoi në emision për përkushtimin ndaj punës dhe fëmijëve të saj, ndërsa shtoi se vazhdon të jetë beqare, duke hedhur poshtë zërat se është në një lidhje me një rreper të njohur shqiptar.
Ajo gjithashtu zbuloi se çfarë ndodhi me Nita Latifin, këngëtaren me të cilën krijoi miqësi gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother Vip. Në fund ajo u pajtua me mikeshën e saj, duke i thënë se e do.
Top Channel