“S’jam Fifi, jam Fifi de Vil.”

Super energjikë Fifi dhe Graciano në një Jive, mbrëmjen e sotme në “Dancing With The Stars”. Megjithatë, nuk u prit mirë nga juria, e cila nuk e pa atë entuziazmin e këngëtares që aq shumë e karakterizon.

Lori: Fifi kur nis kërcimin ke një impostim në pjesën sipër që tregon që do e djegësh skenën. Shoh Gracianon që gjithë kohën gjatë performancës të jep zemër, ti nuk i përgjigjesh në të njëjtën formë.

Fifi: Zemra, po sa kam lindur moj.

Graciano: Nuk e di si të ka ardhur ty, por në dorën time Fifi ka ardhur shumë eksplozive.

Iliri: Mendoj se ky kontrasti që Fifi ka në kokë, ka dhënë shkëndijën e duhur për një Jive sot. Pavarësisht teknikaliteteve unë mendoj se performanca kaloji. Vërejtjet e mija janë për duart dhe këmbët. Por gjithsesi ti e shoqërove mjaft mirë partnerin.

Olta: Fifi ti ke një karakter shumë të fortë artistik dhe unë do të doja që do ta shfaqje më shumë. Sot unë nuk e pashë.

Fifi: Unë gjatë këtyre ditëve kam parë me vëmendje Curellën, dhe nuk kam dashur të vi si Fifi sot. Unë kam tentuar shumë të jem personazhi.

Graciano: Të gjithë vipat janë munduar këtë javë, por Fifi donte shumë të sillte grimasën sot.

Olta: Unë nuk e kam parë me vëmendje, sepse kërcimi ishte i tillë me shumë lëvizje, por për sa pashë, më përçoi këtë që sapo thashë.

Valbona: Juve keni një fat shumë të madh sepse jeni kaq të detajuar me një super veshje dhe një makinë, unë e pashë personazhin e Cruellës tek ty. Por kam vetëm një vërejtje të vogël, atë kalimin do të doja të mos e kishe bërë.

Por si u vlerësua Fifi sot? Valbona Selimllari 7 pikë, Lori Bala 6 pikë, Ilir Shaqiri 6 pikë, Olta Gixhari 6 pikë. Totali 25 pikë në total.

Me marrjen e pikëve partneri i Fifit, balerini Graciano Tagani tha se këto javë kemi parë një juri të ndarë në dy grupe; Olta me Ilirin dhe Valbona me Lorin.

Graciano: Dy juri të ndara. Duhet të vlerësohemi për padjeshkat apo…

Lori: Unë do të doja një goditje këmbe shumë të fortë nga Fifi.

Fifi: O zemra jam 77 kg, nuk jam 52.

Lori: S’ka lidhje.

Fifi: Ma sillni një 77 kg tjetër ta sfidoj këtu.

Bora: Në momentin që ne kërkojmë nga Fifi mendojmë se mund të arrijë më shumë.

Graciano: Dakord, por kam përshtypjen se duhet suportuar pak më shumë në pikë.

Olta: E drejtë dhe Fifi është suportuar. Kam përshtypjen se kështu je duke i bërë dëm.

Pas diskutimit, Fifi i ka vënë ‘kapak’ gjithçkaje duke u kërkuar fansave të votojnë VIP 14.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA