Goditje e re e SHBA në Karaibe, 3 “narkoterroristë” të vrarë në një anije të dyshuar

10/09/2026 09:31

Forcat e armatosura amerikane kanë goditur një tjetër anije të dyshuar për përfshirje në trafikun e drogës në Detin e Karaibeve, duke vrarë tre persona.

Lajmi është bërë i ditur nga Komanda Jugore e SHBA-së (Southcom), e cila deklaroi se sulmi u krye më 9 shtator nga Task Forca e Përbashkët e Hemisferës Perëndimore.

Sipas Southcom, bëhej fjalë për një anije të shpejtë, ndërsa informacionet e inteligjencës kishin konfirmuar përfshirjen aktive të saj në trafikun e narkotikëve.

“Operacioni vrau tre narkoterroristë”, deklaroi Komanda Jugore amerikane. Sipas autoriteteve amerikane, anija po lundronte përgjatë “rrugëve të konsoliduara të trafikut të narkotikëve në Karaibe”.

Ky është sulmi i fundit në kuadër të operacioneve amerikane kundër mjeteve detare të dyshuara për transport droge në rajonin e Karaibeve.

Top Channel