24-vjeçarja godet me mjet prerës bashkëshortin në Tiranë
19/10/2023 13:07
Një 24-vjeçare ka goditur me mjet prerës bashkëshortin e saj ditën e djeshme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në Unazën e Re, ku gjatë një konflikti e reja e ka goditur bashkëshortin, duke e lënë të plagosur.
Ai është dërguar në spital për të marrë mjekimin, ndërsa ndaj 24-vjeçare M.SH., ka nisur procedimi penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel