Histori rrëqethëse! Pesë anëtarët e një familje gjenden të vdekur në një krevat, të gjithë të përqafuar me njëri-tjetrin

17/10/2023 14:05

Nuk kanë fund historitë rrëqethëse të sulmit të paprecedentë nga terroristët e Hamasit në Izrael, duke përfshirë një çift që u vra tre ditë para fejesës së tyre të planifikuar dhe një familje prej pesë anëtarësh të gjetur të vdekur brenda në shtëpi.

Aviv Kutz, 54 vjeç, u gjet i përqafuar gruan e tij 49-vjeçare Livnat, vajzën Rotem, 19 vjeç dhe djemtë Yonatan, 17 vjeç dhe Yiftach, 17 vjeç. E gjithë familja u gjet në një shtrat të përqafuar, brenda shtëpisë së tyre në Kfar Azza më 7 tetor, ditën kur terroristët e Hamasit pushtuan Izraelin, sipas Times of Israel. “Ditën që ata u vranë, ne do t’i vizitonim,” tha halla e fëmijëve, Adi Levy Salama. Kjo familje ishte kthyer vetëm së fundmi në Izrael, pasi jetonte prej vitesh në Boston të SHBA-së.

Livnat ishte një artiste grafik që lindi gjatë Luftës së Yom Kipurit, konflikti i vitit 1973 që është krahasuar me krizën e sotme, për dështimin e shërbimeve të inteligjencës izraelite.

Burri i saj ishte drejtor i asociuar i një firme konsulence dhe ishte gjithashtu fermer. Rotem ishte një ushtare e IDF-së duke trajnuar rekrutët e rinj, ndërsa Yonatan dhe Yiftach ndoqën shkollën e Kfar Hayarok në Ramat Hasharon afër Tel Avivit dhe luanin basketboll në programin e të rinjve të Hapoel-it. “Ata ishin të gjithë fëmijë të mrekullueshëm me zemër të madhe. Ata kishin gjithë jetën përpara”, tha e shkatërruar halla e tyre.

Çifti që u vra nga terroristët e Hamasit

Ndërkohë, një çifti tjetër nga Kfar Azha, oficerit të IDF, Niral Zini, 31 vjeç, dhe e dashura e tij, Niv Raviv, 27 vjeç,  vdiqën pak para fejesës së tyre të planifikuar, raportoi Ynet.

Zini kishte planifikuar t’i propozonte Ravivit më 10 tetor, por unaza që ai i kishte blerë asaj u gjet në shtëpinë e djegur në kibbutz, sipas agjencisë. Ditën e pushtimit, Zini i dërgoi mesazh familjes së tij: Ai është këtu. Po e heq telefonin, lutu.

Çifti ishte shpallur i zhdukur deri të premten, kur familja mori lajmin tronditës se trupat e tyre ishin gjetur pas masakrës. Të shtunën, qindra njerëz morën pjesë në funeralin e çiftit në Netanya.

Zini dhe Raviv shërbyen të dy në rezervën e ushtrisë, ai major dhe ajo kapitene. Më 10 tetor 2015, Zini u plagos gjatë një aktiviteti operacional në Hebron dhe që atëherë çifti ka festuar mbijetesën e tij me një darkë  speciale në të njëjtën datë, sipas agjencisë. Ai planifikoi të studionte drejtësi për të ndihmuar ushtarët që ishin lënduar fizikisht dhe mendërisht. Raviv studioi psikologji klinike.

“Ata gjithmonë mendonin për të tjerët, gjithmonë donin të ndihmonin. Ata dhanë nga vetja, i donin shumë njerëzit. I ndihmuan ata që kishin nevojë”, thonë miqtë e çiftit.

Një nënë e bir ishin me fat

Një familje tjetër i mbijetoi sulmit të Hamasit, kur forcat e ushtrisë izraelite shpëtuan një grua dhe djalin e saj. Anëtarët e njësisë së forcave speciale Oketz shihen duke qetësuar një nënë e bir që kaluan orë të tëra duke u fshehur në shtëpinë e tyre.

“Ne jemi IDF”, dëgjohet të thotë një ushtar në hebraisht. “Si jeni; Çdo gjë është në rregull. Jeni me dikë këtu?’ “Me djalin tim,” përgjigjet gruaja pas një dere.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA