Alarmi për rrezikun nga “AI”, themeluesi i Anthropic: Për një vit mund të kontrollojnë internetin

13/09/2026 13:33

Disa ditë pasi një studiues i ri dha dorëheqjen nga Anthropic , vjen një paralajmërim i ri. Këtë herë nga vetë Dario Amodei, CEO dhe bashkëthemelues i kompanisë së inteligjencës artificiale.

Sipërmarrësi, në një intervistë me CBS News , kërkoi të tërhiqte vëmendjen ndaj përparimit të shpejtë të IA-së: “Nëse nuk do të ketë ngadalësim, brenda gjashtë deri në 12 muajsh ajo mund të jetë në gjendje të udhëheqë një grup agjentësh virtualë të aftë për të marrë kontrollin e të gjithë internetit.”

Inteligjenca artificiale ka nevojë për vëmendje dhe zhvillimi i saj i shpejtë ka nevojë për një frenim. Paralajmërimi i Amodeit po jep alarmin: “Duhet ta pranoj se në fillim nuk e kuptova plotësisht se çfarë do të thoshte në të vërtetë një përparim kaq i shpejtë”.

Megjithatë, për Amodein, e gjithë kjo nuk do të thotë ndalim i menjëhershëm i progresit që është duke u zhvilluar. “Nuk do të thotë që duhet të na zërë paniku sot . Nuk do të thotë që duhet të ndalojmë gjithçka. Thjesht duhet të ngadalësojmë “, tha ai.

Thirrja e tij ka marrë mbështetje edhe nga rivalë të Anthropic. Sam Altman i OpenAI e cilësoi monitorimin e pavarur si një ide të mirë, ndërsa Elon Musk shkroi se Amodei “ka të drejtë”. Shqetësimet lidhen veçanërisht me aftësitë në rritje të AI për sulme kibernetike dhe përdorime të tjera të rrezikshme. Anthropic ka deklaruar më herët se ka zbuluar tentativa për përdorim keqdashës të modeleve të saj.

 

Top Channel