Argjentina fitoi minimalisht me rezultatin 1-0 ndaj Paraguajit në kualifikueset për Kupën e Botës së vitit 2026.
Në këtë ndeshje, u rikthye në fushë pas dëmtimit edhe Lionel Messi i cili u aktivizua në pjesën e dytë.
Ashtu si në shumë ndeshje të Amerikës-latine, edhe në këtë sfidë nuk munguan nervat teksa në qendër të vëmendjes ishte Messi. Lojtari i Inter Miami përfundoi si shënjestër e Antonio Sanabrias që pështyu në drejtim të argjentinasit. Në fushë, Messi e ruajti qetësinë, edhe sepse nuk e vuri re gjestin dhe e kuptoi vetëm pasi ia shpjeguan shokët e skuadrës.
Pas sfidës, i pyetur për këtë episod, “pleshti” u shpreh se as që nuk e njeh kundërshtarin, madje shtoi se nuk dëshiron të flasë më tepër për të pasi do ta bënte të famshëm. Në këtë formë, Messi e injoroi gjestin e Sanabrias, por pa lënë edhe “thumbimet” në drejtim të paraguajanit.
Top Channel