Dancing with the Stars nisi sonte me një kujtim për themeluesin e Top Medias, Dritan Hoxha, në prag të 55-vjetorit të lindjes.

Në datë 16 tetor, sikur të ishte ende fizikisht mes nesh ai do të fikte 55 qirinjtë e ditëlindjes, tha Eno Popi në nisje të spektaklit të kërcimit.

Vajzat, që dikur i ushqente dashurinë për vendin, pasionin për punën, respektin dhe përulësinë sot do t’i shihte të çonin para ëndrrën që ai e la në mes. Do shihte se si ata që i mori në skuadrën e tij fituese e të pamposhtur kanë ca rrudha e thinja më shumë, por po të njëjtin shkëlqim në sy. Do shihte se Shqipëria, tek e cila besonte, dhe shqiptarët, ende shikojnë me po të njëjtën dëshirë dhe fuqi sinjalet e mediave që nisi çerekshekulli më parë.

Do shihte një djalë që është pasqyrë e tij kryekëput, me ëndrra të mëdha dhe këmbët në tokë. Do gëzohej nga nipërit e mbesa, po mbase edhe bezdisej pak që në moshë fare të re, 55 vjeç, do i thërrisnin gjysh.

Urojmë vetëm që nga atje ku është ta dijë që e mendojmë sa herë bëjmë diçka që na duket e bukur, e sa herë kemi një mur të lartë para, që me forcën që trashëguam prej tij nuk ka dyshim që do e shembim, u shpreh moderatori, duke ia lënë më pas skenën balerinëve profesionistë, që dhuruan emocion për publikun me performancën e tyre.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA