Drejtoria e Burgjeve transferon Veliajn nga Durrësi në Fier, avokati Ndreca: Ende nuk më janë bërë me dije arsyet

28/10/2026 12:00

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndryshuar institucionin e vuajtjes së paraburgimit për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili është transferuar nga IEVP Durrës në IEVP Fier.

Nga burime jo zyrtare mësohet se transferimi nuk është bërë me kërkesë të Veliajt, i cili mbahej në burgun e Durrësit që prej shkurtit të vitit 2025, kur u arrestua.

Ndërkohë avokati i Veliajt, Plarent Ndreca i kontaktuar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ka shprehur se është vënë në dijeni për transferimin e kryebashkiakut, por ka shtuar se ende nuk i janë bërë me dije arsyet edhe pse i ka kërkuar ato zyrtarisht.

Top Channel