Shqipëri – Çeki/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti drejt stadiumit me djalin e Adem Jasharit

12/10/2023 17:45

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të ndjekë sonte ndeshjen Shqipëri – Çeki, në Arenën Kombëtare.

Ai po udhëton drejt Tiranës bashkë me djalin e Adem Jasharit.

“Bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë në përkrahje të Shqipërisë. Forca djema. Evropiani po na pret”, shkruan Kurti në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Shqipëria përballet sonte me Çekinë, në “Air Albania”, në një sfidë që mund ta afrojë edhe më shumë përfaqësuesen kuqezi me finalet e “Euro 2024”.

Top Channel