Skandali që ka tronditur futbollin spanjoll, që kur Luis Rubiales puthi në buzë futbollisten Jenni Hermoso, pa pëlqimin e saj, në Kupën e Botës, në Australi, po shkakton pasojat e para.
Ish-presidenti i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF) ka shitur apartamentin e tij luksoz në Madrid.
Pasi paraqiti dorëheqjen e tij më 10 shtator si lideri më i lartë i futbollit spanjoll, atij iu deshën vetëm disa ditë për të nxjerrë në shitje apartamentin me tri dhoma gjumi, tri banjo dhe suitë.
Një pronë me një sipërfaqe të ndërtuar prej 141 metrash katrorë, që ndodhej në Calle Ferraz, në Madrid, dhe me një tarracë e me një pishinë private deri në 115 metra katrorë. Kjo prone kishte një çmim fillestar 2.550.000 euro.
Vendimi për ta shitur apartamentin në Madrid erdhi pas uljes së ndjeshme të të ardhurave të Rubiales.
Paga e tij ishte 900 mijë euro në vit (si president i RFEF-së dhe zëvendëspresident i UEFA-s), së cilës i duhej shtuar edhe ndihma prej 3000 eurosh në muaj që merrte nga Federata për bonus qiraje./Supersport
Top Channel