Policia në Durrës ka zbuluar dhe arrestuar tre persona që vepronin si grup grabitësish dhe zbardhi 7 vjedhje, të kryera prej tyre gjatë një viti.

Sipas policisë së Durrësit shtetasit Ilir Sharka, Aldi Rama dhe Arif Nezha u arrestuan në kuadër të operacionit të koduar Metoda, ndërsa mbajtën përgjegjës për grabitjen e sendeve me vlerë, bizhuterive dhe parave në banesat e disa funksionarëve publikë. Mes banesave të grabitura është edhe banesa e një gjyqtareje në Durrës.

Policia e Durrësit tha se ky grup mbante nën vëzhgim banesat e biznesmenëve dhe të shtetasve me funksione publike, që t’i grabisnin ato kur nuk kishte njerëz dhe ia kishin dalë në të paktën 7 raste. Por ishte denoncimi i disa prej pronarëve të grabitur që ngriti në këmbë policinë e Durrësit.

Policia ka sekuestruar rreth 115 000 lekë, bizhuteri dhe aksesorë të tjerë të vjedhur, si dhe veshje të tjera nga të arrestuarit, gjatë vjedhjeve, 2 celularë dhe 3 automjete. Policia tha se grabitësit nuk i kursenin as katet e larta. Madje për tu ngjitur në katet e pallateve ata përdornin shkallë e litarë.

Hetimet për të zbardhur raste të tjera grabitjesh prej tyre po i kryen prokuroria e Durrësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA