Ashtu siç tanimë është mësuar nga të gjithë, sot është premiera e madhe e “Në kuadër të dashurisë”.
Ky film aq i shumëpritur nga publiku dhe aq i komentuar përgjatë muajve të fundit, do të shfaqet sot për herë të parë në Pallatin e Kongreseve. “Në kuadër të dashurisë” përmban një kast të mahnitshëm aktorësh dhe personazhesh shumë të dashur për audiencën e gjerë.
Në këto momente po zhvillohet tapeti i kuq në Pallatin e Kongreseve aty dhe ku 2100 persona bashkë me kastin e aktorëve do të shohin së bashku filmin. Vetëm pak më parë kanë arritur në tapetin e kuq regjisori i këtij filmi Koloreto Cukali së bashku me bashkëshorten e tij për të shprehur emocionet e kësaj nate:
Si ndihesh që ka një pritje madhështore?
Koloreto: Ndihem mirë kur të shihet dhe njerëzit ta duan filmin …për të qarë nuk e di nëse të bën se nivelin e lotëve e ka personal çdo njeri , ka momente prekëse dhe momente për të qeshur është një turli e mirë…
Top Channel