Dy persona kanë rënë në prangat e policisë gjatë vijimit të operacionit “Tempulli” , pasi shisnin drogë afër shkollave.

Si rezultat i patrullimeve pranë çdo shkolle të qarkut të Dibrës, për të garantuar zbatimin e Paketës së Sigurisë në këto ambiente, u evidentua  një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Dy të arrestuarit ishin bashkëpunëtorë në sigurimin dhe shitjen e lëndës narkotike, përreth shkollave në qytetin e Burrelit.

Shërbimet e Policisë arrestuan shtetasit Xh.C., 24 vjeç; E.K., 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, të dy banues në Burrel.

Ata u kapën në dy vende të ndryshme të qytetit të Burrelit, ku 24-vjeçarit, iu gjet e fshehur në mjetin e tij një sasi lënde narkotike e ndarë në qese, ndërsa 31-vjeçarit, iu gjet e fshehur brenda një ndërtese të vjetër një sasi tjetër lënde narkotike, të cilën e kishte amballazhuar në dy kavanozë qelqi.

Policia sekuestroi rreth 2 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, të cilën ata e kishin ndarë me qëllim shitjen e saj në afërsi të shkollave.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Policia theksoi se materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA