Një studente me nota të shkëlqyera mund të humbasë ëndrrën e saj të studimit në universitetin që dëshironte pas një video të mbrëmjes së maturës ku kërcente në mënyrë provokuese me shokët e saj.
Maturantja nga Louisiana shihej në video duke kërcyer në stile provokimi erotik në festën e shkollës, derisa drejtori u detyrua t’i thoshte se “nuk po jetonte në mënyrën e mësuar nga Zoti”.
Tashmë 17-vjeçarja trembet se do të humbasë bursën e fituar me mundin e mësimit të disa viteve, teksa pas sjelljes së saj mësuesit në SHBA refuzojnë të japin miratimin për grantin.
Disa media vendore thonë se me arritjen e mesatares së lartë dhe punën vullnetare në grupet e bamirësisë, 17-vjeçarja duhet të kishte’ një natë të lirë shthurjeje për të festuar.’
Por kjo duket se nuk mjaftonte për drejtorin e shkollës konservatore kristiane Jason St. Pierre, që pasi pa videon vendosi ta thërresë në zyrën e tij adoleshenten ‘shembullore’.
Vajza me sa duket kishte nevojë për ‘të tjera mësime’ përvec atyre të shkollës.
Ai raportohet se i tha Timonet se stafi nuk dëshironte që ajo të përfaqësojnë shkollën e mesme Walker High School pasi ishte filmuar duke kërcyer në atë mënyrë.
Stafi dhe drejtori i shkollës konservatore kanë shpesh të shkruara në muret e klasave vargje të Biblës për t’i treguar rrugën e drejtë nxenësve.
Nëna e vajzës Rachel Timonet, tha për incidentin: “Ai i tha se nuk po jetonte në mënyrën e Zotit dhe dyshonte dhe se as miqtë e saj nuk po e bënin këtë. Vajza tha se nuk dinte si t’i përgjigjej, por nisi të përlotej”.
E reja Timonet komentonte me pas për rrjetin vendas UWK: “M’u duk sikur jeta ime po merrte fund. Unë jam lodhur shumë duke mësuar dhe nuk e dija se kjo ishte një sjellje e gabuar, unë atë kam parë te të tjerë ose në TV”.
Vendimi për miratimin ose jo e bursës pritet të jepet së shpejti nga stafi i shkollës, por sjellja naive e studentes zhgënjeu mësuesit e saj, që shpresonin të përçonin të tjera vlera te ajo.
Top Channel