Ambasada e Kosovës në Jerusalem u ka bërë thirrje shtetasve kosovar që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale izraelite në këtë periudhë kur Hamasi sulmoi Izraelin.

Në njoftimin e ambasadës është theksuar se shtetasit kosovar për çdo rast duhet të kontaktojnë këtë institucion në: +9720586340450.

“Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës në Shtetin e Izraelit i udhëzojmë që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale izraelite dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem në numrin e kontaktit:

+9720586340450”- shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA