Ndërsa ka mbetur edhe një orë nga nisja e spektaklit më të madh të kërcimit në vend, “Dancing With the Stars”, producentja Sara Hoxha zbuloi disa detaje në edicionin informativ në Top Channel.

Mes emocionesh Hoxha theksoi se sonte ka shumë surpriza për publikun, ndërsa pritet të performojnë 15 konkurrentët.

“Do të presim shumë surpriza, është një spektakël i jashtëzakonshëm nga fillimi deri në fund, sot performojnë 15 personazhe nga fusha të ndryshme, në këtë skenë kërcejnë 15 artistë që janë ajka e artit shqiptar dhe që ne jemi shumë me fat që i kemi mes nesh. Mbrëmja e sotme është hapja dhe çdo element është i veçantë, juria është e re, moderatorët janë të njëjtë, të gjithë personazhet janë të rinj. Unë mendoj që publiku mezi po pret është performanca ekskluzive e artistit të tyre më të dashur vjen personazhi më i dashur të momentit, Luiz Ejlli, i cili vjen sonte për të promovuar filmin e Top Channel Films “Në kuadër të dashurisë” me këngën e tij ‘Pa ty’. Kemi kaluar prova të gjata, muaj intensiv pune, besoj se jemi gati për t’i sjellë publikut shqiptar një shfaqje të jashtëzakonshme. Emocioni është gjithmonë aty, derisa të fillojë dhe mbarojë me sukses jemi gjithmonë në ankth”, tha Sara Hoxha.

“Dancing With the Stars”, është programi më popullor i kërcimit, ku do bëjë bashkë personazhet më të dashur të publikut, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at do sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Emrat e VIP-ave dhe balerinëve që do të marrin pjesë në këtë shoë magjik së bashku me kodet e tyre janë:

Arbita & Eni   me kodin VIP 1

Saimir & Livia   me kodin VIP 2

Eni & Odeta   me kodin VIP 3

Sara & Erind   me kodin VIP 4

Juliana & Dion   me kodin VIP 5

Atalanta & Luxhino   me kodin VIP 6

Irgen & Joana   me kodin VIP 7

Roerd & Ensa   me kodin VIP 8

Ronaldo & Frenki   me kodin VIP 9

Sardi & Erisa   me kodin VIP 10

Armaldo & Mariana   me kodin VIP 11

Elvis&Jora   me kodin VIP 12

Enxhi&Silvester   me kodin VIP 13

Fifi&Graciano   me kodin VIP 14

Ina&Eltion   me kodin VIP 15

Përmes kodit që çdo çift konkurrent ka, publiku mund të votojë të preferuarin e tyre.

Bora Zemani dhe Eno Popi do të jenë sërish prezantues të spektaklit më të pëlqyer nga publiku, ndërsa juria do të kryesohet me Ilir Shaqirin, krah Olta Gixharit, Valbona Selimllarit dhe Lori Balës.

Më herët është zbuluar nga producentja Sara Hoxha, se një nga surprizat që pritet të ndodhë sonte në premierën e madhe, është performanca speciale e Luiz Ejllit, fituesit të “Big Brother VIP 2”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA