Aksident në kryqëzimin e Unazës në Lushnje! “Benz-i” përplaset me “Skoda-n”, plagoset një këmbësor

06/10/2023 19:35

Dy mjete janë përplasur këtë mbrëmje në kryqëzimin e Unazës në Lushnje.

Mjeti tip “Benz” është përplasur me një mjet “Skoda” me targa gjermane. Nga përplasja ka mbetur i lënduar një këmbësor. I plagosuri u dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe disiplinimin e trafikut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA