Deputeti Flamur Noka, reagoi ashpër sot në Kuvend, duke thënë se çështja që duhej trajtuar është veriu i Kosovës.

“Gjithmonë keni gjetur një formulë për të dalë nga situata duke përdorur kukullat matrioshka, ushtarët e Taulantit për të hequr vëmendjen nga thelbi i çështjes. Mos kujtoni se duke bërë këtu teatër me kukulla do të shmangni përgjegjësinë e kryeministrit, nuk ka më antikombëtare se deklarata e Ramës. Të gjithë shqiptarët presin të diskutohet për Kosovën”, tha deputeti.

Noka tha se deklaratat se Kosova është toka e askujt është një thikë pas shpine ndaj saj.

“Shansin e keni 0 të dënoni Vuçiçin. A mund të thuhet që Kosova është toka e askujt? Toka e kujt është Kosova? A është tokë brez pas brezi e shqiptarëve? A përfaqësoni interesat antishqiptare apo interesat e popullit shqiptar?

Na tregon Spiropali që Kosova nuk qenka çështje politike. Kosova është çështje në gjithë botën dhe në rajon. Thikë pas shpinë për Kosovën… të thuash që Kosova nuk ka aftësinë ta ruajë integritetin e vet. Edi Rama dhe Vuçiçi bëjnë thirrje që KFOR-i dhe jo Policia e Kosovës të ruajë Veriun e Kosovës. Kthejeni çështjen aty ku është, aty ku i dhemb çdo shqiptari, jo atje ku ju dhemb ju”, tha Noka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA