“Tetori rozë” në Bulqizë, pedonalja ‘vishet’ me fjongo

04/10/2023 18:50

Pedonalja e Bulqizës është mbuluar me fjongo ngjyrë rozë dhe postera me mbishkrime “Muaji për Ndërgjegjësimin e Kancerit të Gjirit”, në kuadër të “Tetorit rozë”.

Në Bulqizë gjatë tre viteve të fundit ka raste të kancerit të gjirit, por jo humbje jete. Kanceri i gjirit është sëmundja më e përhapur tumorale tek gratë.

Kujtojmë se në vendin tonë Ministria e Shëndetësisë bëri thirrje që të gjitha gratë dhe vajzat të përfitojnë nga programi i mamografisë falas, të ofruar në të gjithë Shqipërinë, duke rezervuar takim për kontroll çdo ditë të vitit.

710 raste të reja me kancer janë diagnostikuar vetëm gjatë vitit 2022 në vendin tonë, ndërsa 197 gra humbën jetën. Në vendin tonë jetojnë 5000 gra me kancer gjiri. Shifrat tregojnë një rritje të incidencës, çka do të thotë se 50.7 në çdo 100 mijë gra preken nga kanceri i gjirit, por shifrat mund të jenë edhe më shumë se kaq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA