Festivali Letrar Ndërkombëtar i të Rinjve “Tirana Gate” 2023, hapi siparin sot, nën moton “Përballë”.
Në panelin e parë ishin të ftuar shkrimtari e gazetari i mirënjohur Enkel Demi, shkrimtari malazez Andrej Nikolaidis, Arian Leka dhe Ivona Djuriç nga Serbia. Tema e këtij paneli ishte: “Ne dhe Ata” – Qiejt e ndarë të Evropës. Pse Perëndimi nuk e kupton Lindjen?
“Edhe këtë vit me autorë evropianë, ballkanas, autorë me çmime dhe pa çmime, autorë të rinj e autorë të karrierës, histori, ngjarje, argumente kulturorë, socialë, urbanë, dialogojmë për Ne dhe Ata. Ne që duam të jemi pjesë dhe Ata që vonojnë hyrjen tonë. sa më pranë librit”, tha Irena Toçi, drejtuese e Institutit të librit dhe promocionit
“Ne Dhe Ata” bashkon autorët në librat e të cilëve personazhet janë të vendosura për të zgjedhur rrugën e tyre, shkruajnë histori në të cilat fëmijët refuzojnë të marrin rolet e tyre të përcaktuara dhe vënë në dyshim emërtimet dhe qëndrimet e supozuara.
“Habia dhe kurioziteti janë dy nga gjerat që na shtyjnë të ecim përpara. Unë uroj që autorët që vijnë për herë të parë të vazhdojnë ta kenë kuriozitetin dhe më pas kur të kthehen në vendet e tyre ta tregojnë këtë që kanë parë në Shqipëri”, tha Milena Selimi.
“Është një moment shumë i rëndësishëm hapja e të gjitha bibliotekave pranë njësive të ndryshme të Tiranës pikërisht për tu vënë në shfrytëzim nga të rinjtë për të qenë”, tha Andi Seferi, nën kryetar i bashkisë.
Shkrimtarët trajtuan këtë temë në këndvështrimin se, nuk ka rëndësi nëse je malazez, shqiptar, kosovar, rom, serb, i krishterë, mysliman a kushedi se çfarë, ne të gjithë jemi ballkanas. Festivali mbahet në datat 4 , 5, 6 tetor në Muzeun Historik Kombëtar.
Top Channel