Legjendat e Vjosës në arkiv, të rinjtë mbledhin baladat dhe gojëdhënat në gjashtë bashki

28/07/2026 13:02

Në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër u prezantua projekti “Legjendat dhe Baladat e Vjosës”, një nismë e financuar nga Bashkimi Evropian që synon dokumentimin dhe ruajtjen e legjendave, baladave, gojëdhënave dhe kujtesës historike të komuniteteve përgjatë lumit Vjosa.

Projekti  do të shtrihet në bashkitë Përmet, Këlcyrë, Tepelenë, Memaliaj, Gjirokastër dhe Fier, ku do të zhvillohen ekspedita kulturore në terren. Një grup prej 10 të rinjsh do të trajnohen si “gazetarë të së ardhmes” dhe do të angazhohen në mbledhjen e dëshmive nga banorët.

Në përfundim të projektit do të krijohet një arkiv i trashëgimisë gojore të Vjosës dhe do të botohet guida “Legjendat dhe Baladat e Vjosës”, me synim ruajtjen e identitetit kulturor dhe promovimin e turizmit në luginën e Vjosës.

 

Top Channel