Plas te Lazio, Gattuso përplaset keq me Kenneth Taylor dhe e përze nga stërvitja
Dinamo City ka dhuruar një mbrëmje spektakolare në “Elbasan Arena”, duke mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 skuadrën sllovene të Aluminij dhe duke siguruar me meritë kualifikimin për në turin e tretë kualifikues të UEFA Conference League.
Pas barazimit 1-1 në sfidën e parë në transfertë, ekipi i Ilir Dajës dominoi plotësisht ndeshjen e kthimit dhe kaloi më tej me rezultatin e përgjithshëm 4-1.
Dinamo hodhi themelet e fitores që në pjesën e parë. Lorenco Vila zhbllokoi rezultatin në minutën e 24-t, duke ndezur festën në tribunat e “Elbasan Arenës”. Vetëm pak çaste para pushimit, në minutën e 43-të, Klevi Qefalija dyfishoi shifrat dhe i dha qetësinë e nevojshme skuadrës shqiptare.
Në pjesën e dytë, Aluminij u përpoq të rikthehej në lojë, por Dinamo administroi me zgjuarsi avantazhin dhe në minutën e 77-të vulosi gjithçka. Ishte Fabjan Perndreca ai që realizoi golin e tretë, duke i dhënë goditjen përfundimtare skuadrës sllovene dhe duke kthyer fundin e ndeshjes në një festë për blutë.
Me këtë sukses, Dinamo vazhdon ëndrrën europiane dhe në turin e tretë kualifikues do të përballet me skuadrën letoneze Auda, në një tjetër sfidë ku do të synojë të afrohet edhe më shumë me fazën ligë të UEFA Conference League.
Top Channel