Inzaghi, para Benfikës: Nuk rrezikoj me Frattesin, Cuadrado…

03/10/2023 09:08

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, në konferencën e tij për shtypin në prag të ndeshjes kundër Benfikës, e vlefshme për raundin e dytë të fazës së grupeve të Champions League-s, foli mes të tjerash, për gjendjen fizike të Juan Cuadrados, i cili do të jetë sërish në dispozicion të tij: “Cuadrado u stërvit sot për herë të parë pas ndeshjes me Milanin, pasi kishte një lodhje muskulore.

Sot punoi me grupin, teksa për dy ditë me radhë kishte punuar i diferencuar. Nuk ka marrë shumë ngarkesë, por atë që e ka bërë e ka bërë mirë. Është grumbulluar për ndeshjen e Championsit.”

Formacioni kundër Benfikës: “Nuk kam vendosur ende formacionin, më duhet ende të bëj disa vlerësime. Nuk mendoj se Cuadrado do të jetë në gjendje ta nisë si titullar, por ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, po llogaris për ndeshjet e radhës”.

Gjendja e Sensit dhe Frattesit: “Asnjëri prej tyre nuk do të jetë nesër. Sensi ka një problem që mendoj se do ta korrigjojmë pas pushimit. Frattesin po e vlerësojmë nëse mund të jetë kundër Bolonjës. Kishte shpresë për këtë ndeshje të Championsit, por vendosëm të mos rrezikojmë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA