Përcaktohen edhe katër çerekfinalistet e fundit, Liga e Kampioneve tashmë merr formë, përballjet ardhshme dhe kur luhen ndeshjet
Luka Modric nuk po përfiton shumë minuta te Real Madrid.
Mosha bën të veten, teksa Carlo Ancelotti ka shumë alternativa cilësore për mesin e fushës, pavarësisht se klasi dhe eksperienca e kroatit janë gjithmonë të nevojshme.
Modric ndodhet në vitin e fundit të kontratës me “Los Blancos”, klub ku luan prej vitit 2012. 38-vjeçari nga Zadari ka fituar gjithçka në “Santiago Bernabeu”.
Në verë refuzoi oferta të çmendura nga Arabia Saudite, ndërkohë që e ardhmja e kapitenit të kombëtares së Kroacisë lidhet me MLS-në amerikane.
Shtypi spanjoll shkruan se vetë Messi po merret personalisht dhe po përpiqet të bindë Modric që të pranojë ofertën e Inter Miamit dhe t’i bashkohet në skuadrën amerikane.
David Beckham kërkon të mbledhë sa më shumë lojtarë të mëdhenj tek ekipi nga Florida. Dhe Modric është objektivi i radhës i pronarit të Interit./ SuperSport
Top Channel