Një tjetër aksident në minierë ka ndodhur në një nga galeritë private në Thekën të Martaneshit, po të njësisë administrative Martanesh, ku një minator gjatë paradites së sotme është aksidentuar.

Sipas policisë lokale fillimisht i aksidentuari, 50-vjeçari M. G., është pikasur nga minatorët e tjerë të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e minatorit, dhe më pas kanë njoftuar policinë dhe ambulancën ku të aksidentuarit i kanë dhënë ndihmën e parë.

Burime pranë spitalit të Bulqizës bëjnë me dije se i aksidentuari kishte fraktura të rënda në këmbë dhe në krahë, gjë i ka detyruar mjekët e spitalit ta nisin drejt Tiranës me ambulancë për një mjekim më të specializuar, pasi në spitalin e Bulqizës mungojnë dhe mjekët specialist të të kirurgjisë.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave kësaj ngjarjeje.

Top Channel