Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në Itali, ku një 35-vjeçare shqiptare u ekzekutua me plumb në kokë.

Mediat italiane shkruajnë se Klodiana Vefa e cila jetonte prej shumë vitesh në Itali, u vra me një plumb në kokë në mes të rrugës “Galvani” të Castelfiorentino-s teksa kthehej nga puna për në shtëpi.

Alarmi është dhënë nga banorë të zonës të cilët kanë dëgjuar të shtënën dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Ndonëse ambulanca mbërriti në pak minuta, mjekët s’mund të bënin asgjë për të shpëtuar Klodianën, veçse të konfirmonin vdekjen e saj. Në vendngjarje mbërriti edhe një grup hetuesish nga Empoli dhe Firence.

Hetimet e para bëjnë përgjegjës bashkëshortin e shqiptares për ngjarjen e rëndë. Hetuesit thanë se ky i fundit po e priste në rrugë dhe nuk dihet nëse mes të dyve ka pasur një debat. Fakt është se bashkëshorti ka nxjerrë një armë dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë.

Policia e ka shpallur në kërkim bashkëshortin e saj, ndërkohë që mësohet se çifti nuk jetonin më bashkë. 35-vjeçarja Klodiana Vefa jetonte me dy djemtë e saj. Njëri prej tyre iu tregoi karabinierëve se kohët e fundit mes prindërve kishte pasur debate. Policia tha se pas krimit bashkëshorti i Klodianës është larguar me makinë, ndërsa ka marrë me vete edhe armën e krimit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA