“Nuk ndalet kurrë”, Klopp elozhe për transferimin e bujshëm të verës: E kuptoi filozofinë e Liverpool

28/09/2023 16:21

Drejtuesit e Liverpool duket se kanë qëlluar në shenjë me transferimin e Dominik Szoboszlai nga Leipzig për shifrën e 70 milionë eurove.

Hungarezi është aktivizuar në tetë ndeshje për The Reds duke shënuar edhe dy gola ndërsa ka ditur të shndërrohet në një lider të mesfushës së trajnerit Jurgen Klopp.

Tekniku gjermani ka vetëm fjalë të mira për 22-vjeçarin teksa së fundmi Klopp theksoi se Szoboszlai e ka kuptuar filozofinë e Liverpool prej ditës së parë.

“Ai me të vërtetë është një djalosh që punon shumë fort, është gjithë kohën duke bërë presion dhe mendon vetëm se si të fitojë topin dhe ta kthejë atë në zotërimin e skuadrës së tij. Dominik nuk ndalet kurrë, bëhet fjalë për një lojtar klasi me shumë kualitet. E ka kuptuar në masën 100% filozofinë e klubit prej ditës së parë”, u shpreh Klopp.

Top Channel