Pronari i tokës refuzon bashkinë për urdhrin prishjes së kasolles dhe tualetit që ndërtoi në ‘zonë e mbrojtur’ (fotot)

27/09/2023 16:17

Një pronar toke në Britani është zotuar të luftojë deri në fund një urdhër të bashkisë lokale që i kërkon të prishë një kasolle dhe një tualet që kishte ndërtuar në tokën e shpallur të mbrojtur.

Stephen Windsor kishte ndërtuar kasollen në tokën e parkut Cotswolds në rajonin e Wiltshire, pasi ai kishte blerë tokën në vitin 2021.

64-vjeçari kërkon ta kthente zonën në një oaz për të moshuar dhe njerëz me paaftësi, teksa nisi të ndërtonte një strehë të drunjtë dhe një tualet pa kanalizime.

Por zona mori papritur “një status mbrojtjeje mjedisore” sipas bashkisë, prej një popullate lakuriqësh të rrallë dhe zoti Windsor nuk arriti të merrte lejen për ndërtimet.

Bashkia e Wiltshire urdhëroi Windsor të prishte ndërtimet e bëra por ai refuzon ta bëjë.

Pamje të zonës tregojnë trungje druri të vendosur pranë asaj që duket si një kasolle gjysmë e ndërtuar, dhe një tendë blu.

Një portë e veçuar është ngritur gjithashtu në vend, ndërsa një tabelë e çuditshme shkruan ‘Kujdes nga minat, mos u afro’, së bashku me një tjetër ku thuhet, ‘Rrezik, mos u afro, zonë e mbrojtur me magji’.

Një gjykatë në Salisbury në shkurt e shpalli zotin Windsor, fajtor për moszbatim të urdhrit të planifikimit të territorit dhe urdhëroi ai të paguante kostot.

Por megjithë pengesat Windsor është i vendosur të mos lejojë prishjen e ndërtimit të tij, duke thënë se do të ezaurojë të gjitha mundësitë për të mbrojtur pronën dhe punën e tij.

Ai tha: “Unë do të apeloj në të gjitha instancat dhe nuk do të ndaloj pasi bashkia nuk do t’ia hedhë me këtë”.

“Kjo do të jetë diçka shumë e bukur që përshtatet me ambjentin e pyllit, këtu nuk ka as lidhje gazi e as elektrike dhe asgjë nuk dallohet nga më shumë se 20 metra larg”.

“Është e përçmueshme që këshilli kërkon të bëjë këtë”, thotë burri.

FOTO GALERI
5/7
Por megjithë pengesat Windsor është i vendosur të mos lejojë prishjen e ndërtimit të tij, duke thënë se do të ezaurojë të gjitha mundësitë për të mbrojtur pronën

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA