‘Më tradhtonte me shokun e fëmijërisë’/ Shqiptari që vrau gruan në Greqi rrëfen në gjykatë: U çmenda kur më tha se njëri nga fëmijët nuk ishte i imi
Ish-futbollisti më i dekoruar në historinë e futbollit shqiptar, Osman Mema është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të madhe për futbollin shqiptar.
Në karrierën e tij si futbollist, Mema luajti për të dyja skuadrat e kryeqytetit, për Tiranën dhe për Partizanin dhe me të dyja fitoi titullin kampion.
Osman Mema ishte futbollisti më i dekoruar në vendin tonë, ndërsa arriti të fitojë plot tetë herë kampionatin kombëtar.
I vlerësuar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, Osman Mema, anëtar i dinastisë së familjes së futbollit Mema, familje, e cila ndër vite ka nxjerrë futbollistë cilësorë e njerëz mjaft të respektuar. Osman Mema ka qenë një lojtar brilant, një mbrojtës i shkëlqyer i dinjitetit njerëzor, i vlerave sportive, qytetare dhe demokratike./ SuperSport

Top Channel