Serie A/ Bologna shtang Napolin, e mposht në Maradona Stadium dhe gara për zonën Champions ndizet më shumë se kurrë
Harry Kane është përshtatur mirë dhe shpejt te Bayern Munchen. Skuadër ku ka nisur menjëherë të bëjë atë që di të bëjë më mirë: shënimin e golave.
Në suksesin e thellë 7-0 kundër Bochumit, sulmuesi anglez realizoi tre gola dhe dhuroi dy asiste për shokët e skuadrës.
Shtatë gola në pesë takimet e para në Bundesliga për 30-vjeçarin, i cili theu rekordet e vendosura nga Gerd Muller (1965), Miroslav Klose (2007) dhe Mario Mandzukic (2012).
Ndërkohë që shënoi edhe në debutimin në Champions League me bavarezët. Kane ndihet i lumtur te Bayerni dhe me kalimin e kohës po njeh më mirë si funksionojnë rekordmenët gjermanë.
“Fitorja 7-0? E bëmë të dukej shumë e lehtë, për mënyrën se si luajtëm dhe mentalitetin që treguam. Mund të ishte një ndeshjen e komplikuar, pasi ata u bazuan te duelet një kundër një.
Gjithsesi, ne luajtëm me entuziazëm dhe zhvilluam një performancë të shkëlqyer. Ritmi ishte shumë i mirë dhe shfrytëzuam lojën nga krahët.
Jam i lumtur që mund të ndihmoj skuadrën në arritjen e objektivave. Skuadrën po e njoh gjithnjë e më mirë, ndihem realisht i lumtur. Shpresoj të shënoj edhe më shumë gola në të ardhmen”, deklaroi bomberi anglez.
Top Channel