Burri indian mban krahun e ngritur në ajër prej thuajse 50 vjetësh për ndërgjegjësimin dhe paqen (fotot)

25/09/2023 21:38

Një përdorues ka shpërndarë në rrjetet sociale historinë e pabesueshme të neglizhuar nga mediat për një burrë në Indi që po deshmon sesa të pashtershme një burimet e vullnetit dhe rrjedhimisht të trupit njerëzor.

Përdoruesi me emrin Padmanabhapillai shpërndante imazhin goditës të një burri me krahun dhe grushtin e ngritur lart, teksa komentonte: “Ky është një burrë në Indi që ngriti një ditë grushtin lart dhe vendosi ta lërë aty. Kanë kaluar gati 50 vjet dhe krahu i tij është ende në ajër”.

Imazhi ka ngjallur interes dhe rrjeti ‘Greek Reporter’ raportonte se fundmi se burri në fjalë është Amar Bharati, një ‘sadu’ i besimit hindu, person i thellë në meditim qe gjestin e tij e bën për të ndërgjegjësuar për paqen, miqësinë mes njerëzve dhe refuzimin e luftës.

Bharati nisi t’i përkushtonte jetën e tij zotave Hindu prej viteve 1970, duke hequr dorë madje dhe nga familja e tij në New Delhi.

Besohet se prej vitit 1973, ai nisi të mbajë lart krahun në shenjë devotshmërie “kundër luftërave dhe në mbështetje të paqes botërore” raporton publikimi.

Por sigurisht që kjo nuk ka qenë diçka e thjeshtë për burrin e moshuar besimtar i cili ka përfunduar me dhumbje të rënda prej dy vjetësh, derisa krahu i tij u mpi krejtësisht, duke humbur ndjenjat në muskujt dhe duke u atrofizuar.

Arsyeja e mbajtjes së krahut të tij lart ka të bë me besimin indian te Moksha, siç quhet ndryshe besimi të ndriçimi i mendjes ose çlirimi i saj i plotë, që arrihet me vete-disiplinim ekstrem në formë dënimi.

Kohët e fundit burri raportohet se ka dhënë një intervistë me rrjetin ‘History of Yesterday’ ku shpjegonte: “Unë nuk kërkoj shumë. Përse duhet të luftojmë me njëri-tjetrin, të vrasim bijtë tanë? Nga vjen kjo urrejtje dhe armiqësi mes nesh? Unë dua që indianët dhe e gjithë bota të jetojnë në paqe me njëri-tjetrin”.

Tashmë pas disa dekadash që mban grushtin lart për paqen botërore, Bharati nuk mund të përkulë më krahun e tij dhe grushti gjithashtu i është mbyllur përgjithmonë.

Komentues të shumtë pyesnin sesi jetonte burri pas pesëdhejtë vjetësh me krahun e ngritur mbi kokë.

Një person pyeste sesi Bharati mund të flinte nëse krahu i tij ishte atrofizuar, ndërsa nje tjeter shpjegonte me teorinë e tij.

Ai përgjigjej: “Po, është atrofizuar vite më parë, ia ka humbur të gjitha ndjesitë. Doktorët kanë kërkuar të kryejnë operacion por edhe kjo nuk ka siguri për risjelljen në jetë të gjymtyrit, ai nuk ka shumë shante të punojë përsëri. Nëse ndërhyn me krahun tani mund të jetë më e rrezikshme sesa ta lije siç është”.

FOTO GALERI
3/4
Amar Bharati, një ‘sadu’ i besimit hindu, person i thellë në meditim qe gjestin e tij e bën për të ndërgjegjësuar për paqen, miqësinë mes njerëzve dhe refuzimin e luftës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA