Rekord “i zi” për Empolin e shqiptarëve, nuk kishte ndodhur kurrë më parë

24/09/2023 21:28

Skuadra e Empolit pësoi humbjen e pestë radhazi në Serinë A pa shënuar qoftë një gol. Nuk ka ndodhur kurrë më parë në elitën e futbollit italian.

Një tjetër nokaut për skuadrën e Andreazzolit që nuk po arrin të ndryshojë trendin e rezultateve. Disfata e radhës erdhi në shtëpi përballë Interit, këtë të diel.

Me rezultatin e keq të marrë ndaj nënkampionëve të Europës, Empoli është skuadra e parë në histori që nuk ka mundur të fitojë pikë dhe të shënojë në pesë ndeshjet e para sezonale të Serisë A.

Kujtojmë që në radhët e Empolit luajnë tre futbollistë shqiptarë: portieri Eterit Berisha, mbrojtësi Ardjan Ismajli dhe sulmuesi Stiven Shpendi.

Top Channel