Pronari i linjës Prishtinë -Tiranë është arrestuar në pikën kufitare në Morinë pasi kontrabandonte medikamente të ndryshme.
Banues në Kosovë, 54-vjeçari M. H., po transportonte 15 kuti me mallra për të cilat paguhet akcizë, me vlerë 15 000 euro. Këto mallra po transportoheshin drejt Shqipërisë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, pas informacioneve të marra në rrugë operative, për një rast të tentativës për të kontrabanduar në vendin tonë, një sasi medikamentesh, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me autoritetet doganore në Morinë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Medikamenti””, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.
Top Channel